Xhirimi i fundit i familjes mbretërore të Spanjës, ka zbuluar se marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes janë të acaruara, janë zënë në një skenë shumë të sikletshme nga kamerat gjatë Meshës së Pashkëve.
Kjo vërehet kur Sofia, ish-mbretëresha e Spanjës, përqafon dy mbesat e saj, teksa nusja e saj, mbretëresha Letizia, bën një gjest të pahijshëm teksa mundohet të largojë dorën e vjehrrës nga supi i vajzës së saj.
Ky gjest ka treguar haptazi se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të tensionuara.
Kjo situatë ka vënë në siklet edhe 12-vjeçaren Leonora, e cila ka shikuar shtrembër mamanë e saj, teksa më pas ka hequr edhe dorën e gjyshes.
Mbreti spanjoll Felipe ngeli gjithashtu i sikletosur nga kjo situatë, ndërsa u përpoq më pas që ta qetësojë nënën dhe bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, pas Meshës së Pashkëve, familja u pa e bashkuar së bashku duke festuar në “harmoni dhe të lumtur
Video u filmua të dielën por u bë virale vetëm të martën.
Disa gazeta spanjolle duke përfshirë të përditshmen Diario de Mallorca nuk kanë hezituar ta cilësojnë këtë incident si'të pakëndshëm'.