Qëndrimi i Presidentit francez Emmanuel Macron pak ditë më parë se BE duhet të reformohet para se të zgjerohet vijon që të shkaktojë reagime.  Së fundmi ka qenë eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka dalë në krah të kërkesës së vendeve të Ballkanit për t'u bërë pjesë e BE.

Ndonjëherë më duket se Macron nuk është mjaft i vetëdijshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe pse zgjerimi është i rëndësishëm për të gjithë Evropën.

Franca ka një qëndrim të vendosur mbi zgjerimin dhe është e shqetësuar nga siguria dhe çështja e azilkërkuesve, shumica e të cilëve ende vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, shpresoj se Franca do të zbutë qëndrimin e saj edhe mbi çështjen e Shqipërisë

Tanja Fajon

Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.