Skeptiku i zgjerimit të BE, Gjonaj rrëfen takimin me Macron: Shkëmbyem mendime të rëndësishme

Skeptiku i zgjerimit të BE, Gjonaj rrëfen takimin me Macron: Shkëmbyem mendime të rëndësishme

Ministrat Xhafaj dhe Gjonaj gjate takimit me Macron ne Paris

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar takimin që ka pasur me presidentin francez Macron dhe ministren e Drejtësisë së këtij vendi, Nicole Belloubet gjatë punimeve të konferencës “No money for terror”, që u mbajt në Paris. Në takim ishte i pranishem edhe ministri Xhafaj.

Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë i ka vlerësuar të frytshme diskutimet e zhvilluara gjatë konferencës kundër financimit të terrorizmit. Në të njëjtën kohë Gjonaj shprehet se janë marrë angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët.

Franca së bashku me Gjermaninë dhe Holandën janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave në fund të qershorit. Qeveria shqiptare do të tentojë që të bindë tre vendet që të japin dritën jeshile. Macron është pikërisht një nga kritikët e zgjerimit, pasi më parë ka kërkuar një reformim të BE pastaj zgjerim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dino didani: 30/04/2018 05:50

    Takimet private mund te na mbushin mendjen! Sa per ato takime ne turme "He c'kemi,e kujt eshte kjo vajza,perse ka ardhur?" Jane nje iluzion optik!

    Përgjigju
  • rezi: 29/04/2018 08:28

    Shkembeve ti mendime me Macron a pika pse ste bie.Ti thjesh i ke thene po luftojme terrorizmin ai ka thene bravo

    Përgjigju
  • Linda: 28/04/2018 20:55

    Ka lezet kur te perfaqesojn te rrinj dhe plot energji. Bravo te keqen.

    Përgjigju
  • Isi: 28/04/2018 20:53

    Kjo eshte nga te paktat femra qe i punon atij rames ne qeveri.

    Përgjigju
  • Ema: 28/04/2018 20:53

    Ky rama me kte ministren ka bere goditje te zgjuar. Doli e fort kjo ja u mblodhi gjyqtareve me reformen ne drejtesi tani po na perfaqeson ne arenen nderkombetare.

    Përgjigju
  • Jani: 28/04/2018 19:56

    Ne anglisht me xhafen komunikuat.o medet per kete vend kur ka ngel ne dore te etildes per te negociuar. Udhetimi me xhafen besoj ishte c'lodhes jeni kenaq por kujdes me plakun se te ngelet dhe mos e vrit menjen per negociatat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale