Saint Moritz, Zvicër - 'Mbretëresha' e disiplinës së Downhill në botën e skive, Lindsey Vonn, është rikthyer të fitojë një garë në Kupën e Botës shtatë vjet pas suksesit të saj të fundit. Kjo është fitorja e parë pas rikthimit historik, teksa 41-vjeçarja e çon në 83 numrin e vendeve të para në karrierë. Ajo bëhet skiatorja me moshën më të madhe që fiton një garë në Kupën e Botës së kësaj disipline.

Në pistën e Saint Moritz në Zvicër, amerikania veterane e ndali kronometrin në 1 minutë, 29 sekonda e 63 të qindtat, thuajse një sekondë para austriakes Magdalena Egger dhe bashkëkombases së saj, Mirjam Puchner.

Kjo është ngjitja e saj e parë në podium që nga marsi i kaluar (e 2-ta në Super-G në finalet në Sun Valley) dhe fitorja e saj e parë që nga 14 marsi 2018 (në Are, Suedi), në zbritje.

Pas tërheqjes në 2019 dhe një operacioni në gju, kjo paraqitje konfirmon se Vonn është ende konkurruese në disiplinat e shpejtësisë.

Renditja në Downhill