Suela Mëhilli ka përfunduar garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit në Rusi duke u pozicionuar në vendin e 60. Ajo që ka vlejtur më shumë për 20-vjeçaren ka qenë pjesëmarrja në një eveniment të tillë, pasi rezultati ka qenë tepër zhgënjyes.

Mëhilli u rendit në vendin e 60 në garën e sllallomit gjigant. Në garën e parë vlonjatja u pozicionua në vendin e 65-të, në provën e dytë, në vendin e 60 me kohën 1’34’’36 me plus 16’’46 nga vendi i parë i gjermanes Rebenesburg.

Me kohën e përgjithshme 3’07’’91 Suela Mëhilli u rendit përfundimisht në vendin e 60 me +31’’04 se fituesja e medaljes së artë, Tina Maze që dominoi sllallomin gjigant të femrave. Seula Mëhilli do të ketë një tjetër provë në Soçi  në sllallomin e 21 shkurtit.


d.b/shqiptarja.com