Skica/ Kjo është ndërtesa ku u ngrit flamuri, mos e ngatërroni me ndërtesën ku u lind Ismail bej Vlora

Skica/ Kjo është ndërtesa ku u ngrit flamuri, mos e ngatërroni me ndërtesën ku u lind Ismail bej Vlora

Skica e shtëpisë ku u ngrit flamuri

Dekada më parë, Eqrem bej Vlora ka publikuar një skicë, ku tregon pa mëdyshje se në cilën ndërtesë është shpallur pavarësia nga Ismail bej Vlora. Jo vetëm kaq, por ai na shënon në skicë edhe dritaren në të cilën Ismail beu tregoi flamurin e kuq me shkabën e zezë, para se ta vendoste në ballkon.

Kjo është ndërtesa dykatëshe dhe jo trekatëshe e sarajeve. Kjo ndërtesë dykatëshe, pra më e vogla e dy ndërtesave, ishte selamllëku i Sarajeve. Ajo ishte shtëpia ku jetonte Xhemil bej Vlora dhe ndodhet në pjesën e poshtme të skicës. Besoj se nuk mund të shpjegohet më qartë se kaq.

Deri sot, nuk kemi një fotografi ballore të kësaj ndërtese, por vetëm foto nga larg ose foto që e paraqesin ndërtesën të transformuar dhe të shndërruar në hotel.

E megjithatë, nëpër televizione ende nxirret fotografia e ndërtesës trekatëshe (ajo sipër) dhe njerëz qopië komentojnë duke thënë se flamuri u ngrit në ndërtesën trekatëshe - të quajtur haremllëk (e cila nuk ka fare ballkon).

Këto janë dy ndërtesa që nuk mund të ngatërrohen dhe nuk ka kuptim të ngatërrohen. Siç e thotë edhe Eqrem beu, ndërtesa trekatëshe (ajo sipër), ishte shtëpia ku lindi Ismail Qemali dhe ai e saktëson madje edhe dhomën ku lindi heroi ynë i pavarësisë.

Mund të duket si një detaj i parëndësishëm, por nuk mendoj kështu. Ne duhet të dimë dhe të themi me saktësi maksimale se ku pikërisht u ngrit flamuri dhe jo të bëjmë sikur e dimë.

Ne foto skica e postuar në facebook nga Ilir Ikonomi

(Shënim: Ky koment u postua në facebook nga Ilir Ikonomi bashkë me skicën) 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berlin: 28/11/2024 09:09

    Mir do ishte qe ky Konomi mos te filste fare se i ka bere gjerat shume corb.

    Përgjigju
  • Isa: 30/11/2023 19:00

    Po t'a kishte rindërtuar një'soj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë