Skicat nga kontrabanda në veri

Skicat nga kontrabanda në veri
Koha Ditore ka siguruar skica nga organizimi i kontrabandës në veri. Ato shfrytëzohen për futjen e naftës, cigareve, e mallrave të tjera ushqimore. Marrja nën kontroll e portave kufitare 1 dhe 31 në Bërnjak dhe Jarinjë, më 27 korrik të vitit të kaluar, nga ana e autoriteteve ndërkombëtare nuk e ka ndalur kontrabandën.

Rajoni i Zubin-Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit shfrytëzohet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i dinë për to, por nuk është bërë asnjë hap serioz për bllokimin e këtyre rrugëve “alternative”. Bile njëra prej tyre kalon rrënjë kampit “Nothing Hill” në afërsi të Zveçanit.

“Strukturat paralele serbe, në bashkëpunim me grupet kriminale të ndryshme, posaçërisht me grupet e organizuara të kontrabandistëve, kanë organizuar shfrytëzimin e rrugëve alternative për qarkullim Serbi – Kosovë dhe anasjelltas”, ka konstatuar Policia e Kosovës në një raport të ditëve të fundit që u është dorëzuar institucioneve të Kosovës. “Këto struktura kanë organizuar edhe zgjerimin dhe përforcimin e rrugëve të dyta alternative, të cilat, po ashtu, lidhin Kosovën dhe Serbinë, përmes të cilave tani ka filluar qarkullimi i automjeteve, të cilat nuk lejohen të hyjnë përmes pikave kufitare, si dhe i mjeteve te ndryshme transportuese, të cilat bartin mallra të ndryshme si ushqimore ashtu edhe komerciale”.

Doganat dhe Policia e Kosovës e kanë pranuar se po zhvillohet kjo kontrabandë. Sipas Doganës, prej korrikut të vjetëm kontrabanda nëpërmjet pikave kufitare është zero, por jo nëpër vendkalime të tjera. Zëdhënësi Adriak Stavileci thotë se Dogana ka shtrirë autoritetin e vetë mbi dy pikat kufitare në veriun e Kosovës. Që nga ajo kohë, sipas tij, kontrabanda përmes dy vendkalimeve kufitare ka rënë në zero, por nuk mund të thuhet se kjo vlen edhe për disa rruge ilegale.

Stavileci shton për Koha Ditore se kanë informacionet se mallrat futen përmes këtyre rrugëve ilegale, por ai thotë se nuk e di vlerën dhe sasinë e mallit të futur ilegalisht.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA