Pamjet e kamerave të sigurisë së një marketi në Teksas, SHBA, tregojnë momentin dramatik kur dy persona arrijnë të grabisin një bankomat nga brenda dyqanit si në filmat e Hollivudit.
Në video shihet njëri prej të dyshuarve duke vendosur një kabllo metalike rreth bankomatit, ndërsa bashkëpunëtori i tij pret jashtë, i pozicionuar në automjet. Sapo makina niset me shpejtësi, bankomati shkulet dhunshëm nga vendi, duke u tërhequr përmes ambientit të dyqanit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
White Settlement Police Department ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Bankomati u gjet më vonë i paprekur dhe i braktisur pranë një dyqani makinash, me të gjitha paratë brenda.
Komente










