Skizofreni, aksidente dhe varësi
Ja dëmet që vijnë nga kanabisi

Skizofreni, aksidente dhe varësi<br />Ja dëmet që vijnë nga kanabisi
Përdorimi për një kohë të gjatë i kanabisit varfëron kapacitetin intelektual, favorizon shqetësimet psikologjike (rreziku është dy herë më i lartë për adoleshentët), ulë aftësitë në ngarjen e automjetit, ndërsa për femrat shatzëna rrit rrezikun që fëmija të lindi nën peshën e duhur.

Këto janë konkluzionet e një studimi, i profesor Wayne Hall, mbi përdorimin e kanabisit për një kohë të gjatë, ndërsa përqëndrohet së tepërmi tek përdorimi i shpeshtë i kanabisit sidomos tek më të rinjtë.

“Nëse marijuana nuk krijon varësi, atëherë këtë gjë nuk e krijojnë as heroina apo alkoli.”- ka komentuar për mediat Hall, i cili është një nga studiuesit më ekspert të fushës dhe gjithashtu konsulent për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Studimi në fjalë ka një shtrirje kohore prej dy dekadash dhe tenton të shkojë përtej kulturës së konsoliduar mbi konsumimin e kanabisit apo edhe përtej paragjykimeve të “proibicionizmit”.

Sipas autorëve të këtij studimi dhe pse marijuana është “normalizuar” dhe ka hyrë në të përditshmen e miliona njerëzve, duke u pranuar gjerësisht, ka disa gjëra që duhet të merren parasysh mbi përdorimin e saj në periudha të gjata. Në rradhë të parë, sipas studiuesve, dhe pse si drogë konsiderohet nga më të lehtat, shkakton gjithsesi dipendencë: “një në gjashtë adoleshentët që e përdorin vazhdimisht kanabisin kthehen në dipendentë, me të gjitha rreziqet dhe komplikimet sociale që kjo gjë mund të shkaktojë”. Ndërsa për personat psikologjikisht jo stabël konsumi në kohë të gjatë kthehet në një zonë të minuar, ku personat në fjalë rrezikojnë  shqetësime mendore serioze, dhe për ata që kanë precedentë rastesh në famije, nuk përjashtohet dhe skizofrenia.

Gjithashtu studiuesit paralajmërojnë dhe personat që drejtojnë automjetet. Konsumi i kanabisit dyfishojnë rrezikun e aksidenteve rrugore, edhe pse, sipas vetë studiuesve, statistikat mbi këtë fenomen janë pak kontradiktore dhe tejet të vështira për t’u interpretuar pasi shpesh në rastet në fjalë marijuana është shoqëruar me alkol. Ndërsa për gratë shatzëna ekspertët flasin për rrezikun potencial që fëmija të lindi nën peshën normale për një të sapolindur të shëndetshëm.

Ekspertet e OBSH gjithashtu shprehen qartazi se dhe pse nënvlerësohet si fenomen përdorimi i marijuanës tek më të rinjtë mund të shkaktojë dëme serioze. Gjë që e bën këtë drogë, për adoleshentët, të rrezikshëm si vetë alkoli apo heroina.

“Edhe pse nuk shkakton si heroina, vdekje nga overdoza, ekzistojnë një seri pasojash shëndetësore, në afatgjatë, të cilat mund të jenë të renda por edhe fatale: “cigarja hashashit” hynë në serinë e shkaktarëve të bronkitit, tumoreve, problemeve në frymëmarrje apo të atakut kardiak”- deklaroi Wayne Hall gjatë prezantimit të rezultateve të studimit.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024