Skizofrenia, pacientët
nuk janë të dhunshëm

Skizofrenia, pacientët <br />nuk janë të dhunshëm
TIRANE- Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 7% të popullsisë së botës. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. Çrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit si dhe tërheqje nga aktiviteti social i përditshëm. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.
Për të shpjeguar më thjeshtë skizofreninë duhet të bëjmë një përshkrim të shkurtër sesi funkdionon truri ynë.
Në të gjenden me biliona qeliza nervore të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën në formën ë një rrjete mjaft komplekse. Këto transmetojnë dhe qarkullojnë mesazhe ndërmjet tyre nëpërmjet disa substancave kimike të quajtur neurotransmetues. Këto transferojnë mesazhet nervore nga fundi i një qelize tek fillimi i një tjetre. Në një tru të prekur nga skizofrenia ka një çrregullim në këtë sistem komunikimi.
Çrregullimi mund të zhvillohet gradualisht në mënyrë të pakuptueshme për një periudhë të gjatë kohe. Ka raste kur sëmundja shpërthen herët dhe karakterizohet nga një zhvillim i shpejtë. Haset më shpesh në moshat midis 15 dhe 35 vjeç.

SHKAQET E SKIZOFRENISE
Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundja Ëilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave psikotike.
Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë shumë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e mesazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.

GJENET
Aktiviteti i neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.
Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.
Deri tani nuk janë identifikuar gjene specifike si shkaktarë kryesorë të sëmundjes, por janë gjetur disa regjione kromozomike ku mendohet që janë vendosur gjenet e skizofrenisë. Në të ardhmen kjo do të ndihmojë në diagnostimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këshillimit gjenetik duke rezultuar në një trajtim efikas më specifik.

STRESI DHE INFEKSIONET
Roli i stresit në skizofreni është i paqartë. Ai nuk e shkakton sëmundjen, por stresi fizik (infeksionet) dhe ai emocional mund të nxisin apo të përkeqësojnë simptomat kur sëmundja është tashmë prezente.

ABUZIMI ME DROGARET

Substancat abuzuese ( alkooli dhe drogërat e rrugës) nuk e shkaktojnë skizofreninë, por është parë që ato mund të përkeqësojnë simptomat psikotike në një pacient që tashmë është diagnostikuar me skizofreni. Disa substanca si amfetaminat apo fenciklidina (pluhuri i ëngjëllit) mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me skizofreninë edhe në persona të shëndetshëm.
USHQYERJA
Mungesa e vitaminave në dietë nuk e shkakton skizofreninë. Efektshmëria e kurave me terapi megavitaminike nuk janë provuar ende , përpos kostos së tyre të lartë. Ushqyerja e mire është shumë e rëndësishme në shëndetin e një pacienti skizofrenik, por ajo nuk mund të ndikojë e vetme.

Suplementi mjekesor AlMEDICUS  i Shqiptarja.com, trajton në numrin e kësaj jave dhe si ndikon masmedia, simptomat, kategorite dhe shfaqja e tyre, perballja dhe ndihma e familjes, si ndikon jeta e perditshme, medikamentet.

(sg/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje