Skleroza e shpërndarë 
prek edhe të rinjtë

Skleroza e shpërndarë <br />prek edhe të rinjtë
TIRANE- Të rinjtë janë më të rrezikuar për t’u prekur nga skleroza e shpërndarë. Ky fakt pohohet nga mjekët specialistë në ditën Botërore të Sëmundjes ndërsa theksojnë se pacientët duhet të kryejnë kontrolle pas ankesave dhe problemeve të para që hasin.

Sipas mjekës Jera Kruja, skleroza Multiple ose skleroza e shpërndarë, është një sëmundje invalidizuese që dëmton shtresën mbështjellëse të nervave, po bëhet e shpeshtë edhe në vendin tonë ashtu sikurse në botë. Mjekët thonë se kjo sëmundje prek moshat nga 20 deri në 40 vjeç dhe simptomat janë të ndryshme sipas llojit të nervit që preket.

Sipas Krujës, kjo sëmundje shkaktohet nga bashkëveprimi i faktorëve ambientalë ende të pazbuluar plotësisht dhe trashëgimisë genetike por meqenëse simptomat shfaqen me frekuenca të shkurtra dhe kohë pas kohe, i bën njerëzit dembelë për tu kontrolluar. Mjekët kërkojnë që pacientët të jenë të vëmendshëm, pasi gjurmët që le çdo shqetësim me ripërtëritjen kohore, rëndon sëmundjen dhe shkurton jetë. Në vendin tonë rezultojnë të prekur 700 persona. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024