Alex Salmond, kryetari i lëvizjes skoceze për pavarësi, pranoi humbjen e kampit të tij sot në mëngjes në Edimburg, pas publikimeve të rezultateve gati përfundimtare të referendumit për autonomi ku tregohej se "jo"-ja tashmë kishte fituar.

"Skocia vendosi, me maxhorancë, që në këtë moment të mos bëhet një vend i pavarur", tha Salmond, kryeministri i rajonit, gjatë një deklarate publike në Edimburg.

"Pranojë verdiktin e kutive të votimit dhe i kërkojë të gjithë skocezëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të pranojnë vendimin e popullit", shtoi ky njeri për të cilin referendumi për pavarësi përfaqësone kulmin e një lufte që zgjaste gjithë jetën e tij dhe që i cili zhvilloi një fushatë shumë me pasion muajt e fundit.

I gjithëpranishëm në terren, në media, në mitingje, në rrjete sociale, Alex Salmond, 59 vjeç, luftoi deri në minutën e fundit për t'u përpjekur të bëj të triumfojë "po"-ja për pavarësinë.

Fitorja e sigurt e "jo"-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe. "Jo"-ja morri 55,2 për qind të votave dhe "po"-ja 44,85 për qind./ATSH/