LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shumë kalimtarë u vranë sot në mes të qendrës së Glasgout, nga një kamion mbeturinash që hyri mes të një turme të madhe njerëzish vetëm tre ditë nga Krishtlindjet, sipas policisë skoceze.
"Ka shumë të vdekur dhe shumë të plagosur të rëndë", deklaroi një zëdhënës i policisë skoceze për kanalin televiziv "Sky News".
Kamioni me mbeturina shtypi një grup kalimtarësh deri para hotelit "Millennium", në sheshin "George Square"./
/G.S/  a.jor.