Skoci, shqiptari i dënuar për vrasjen
e shokut s'do ekstradohet 

Skoci, shqiptari i dënuar për vrasjen<br />e shokut s'do ekstradohet 
EDINBURG - Pas 3 vjetësh betejë me gjykatat, Fatjon Kapri, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkatdhetarit të tij, në Londër, sot la qelitë në Skoci, ku ndodhej i burgosur. Pretendimi i shqiptarit nga Elbasani, se gjykatat shqiptare janë të korruptuara dhe se dënimi kishte qenë i padrejtë, ka luajtur një rol të madh në vendimin e jurisë.

Për këtë arsye, Gjykata Penale e Apelit në Eidinburg të Skocisë vendosi lirimin me kusht të Kaprit. Ndërkohë juria vendosi, që shqiptari të mos mund të dalë jashtë territorit të vendit me asnjë mjet identifikimi dhe të mos mund të aplikojë për pasaportë. 


Pak kohë më parë, pikërisht më 10 korrik, për të njëjtën arsyetim, pra sistemin shqiptar të drejtësisë, i cili sipas Kaprit dhe avokatit të tij, Xhon Skot, janë të korruptuar dhe nuk japin gjykime të drejta, Gjykata Supreme në Skoci vendosi kundër ekstradimit të tij në Shqipëri. 

Fatjon Kapri u arrestua në Glasgou në vitin 2010, pasi ishte shpallur në kërkim, se 9 vjet më parë në një park në Londër,kishte vrarë patriotin e tij, Ylli Pepa pas një grindjeje me grushta. Kapri u dënua në Shqipëri me 22 vjet burg, ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur në Londër dëshmuan në gjykatën shqiptare edhe oficerë britanikë të Scot Land Yard.

Në të dy rastet, si në seancën për ekstradimin, ashtu dhe në atë të lirimit, gjykatat argumentuan, se gjyqësori mund të mos ketë marrë një vendim të drejtë, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit