Skocia mposhtet në shtëpi nga Çekia! Schick shkëlqen me 'dopietë', gol nga gjysma e fushës

Skocia ka zhgënjyer në nisjen e aventurës në ‘Euro 2020’, pasi është mposhtur 0-2 nga Republika Çeke në stadiumin e saj kombëtar. Edhe pse nisi me një ritëm të lartë sfida do të zhbllokohej vetëm pak çaste para se të mbyllej pjesa e parë, me protagonist sulmuesin Patrick Schick.

Në pjesën e dytë sulmuesi që është pjesë e Bayern Leverkusen do të shnangte jo vetëm portierin kundërshtar, por të gjithë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm, pasi dyfishoi me një perlë nga gjysmëfusha.

Pas ndeshjeve të para Republika Çeke renditet e parë në Grupin D, po aq sa Anglia, por kryeson falë golavarazhit.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda