Një kartëmonedhë 20 paundëshe me edicion të kufizuar që paraqet një imazh të frymëzuar nga goditja me roveshatë e futbollistit Scott McTominay është zbuluar nga Banka e Skocisë.
Diçka e tillë është krijuar për të festuar rikthimin e Skocisë në Kupën e Botës 2026, pasi skuadra u kualifikua për turneun ndërkombëtar të meshkujve për herë të parë që nga viti 1998.
Dizajni kombinon elementët tradicionalë të kartëmonedhave me imazhet e golit të McTominay për Skocinë kundër Danimarkës.
Vetëm 100 prej kartëmonedha janë shtypur, me 50 të disponueshme përmes një kombinimi ankandesh për koleksionistë, një shorteu me çmime dhe dy zonave të hapura në Edinburg dhe Glasgow. Jo të gjithë do të mund ta kenë këtë kartëmonedhë të tillë. Në kartëmonedhën 20 paundëshe ndodhet edhe imazhi i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.
Kombëtarja e meshkujve të Skocisë siguroi një vend në Kupën e Botës 2026 me një fitore 4-2 ndaj Danimarkës në 'Hampden Park' në Glasgow në nëntor. McTominay shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes me një gjuajtje me roveshatë.
Mesfushori tha: “Arritja në skenën më të madhe të futbollit botëror është diçka që çdo lojtar ëndërron dhe e di që do të thotë gjithçka për tifozët tanë. Momente të tilla i përkasin të gjithë atyre që e ndjekin ekipin, kështu që të shohësh golin tim të paraqitur në një kartëmonedhë skoceze është jashtëzakonisht e veçantë".
Të ardhurat nga ankandi dhe shorteu i çmimeve do të mbështesin Crisis Scotland, një organizatë bamirëse kombëtare për njerëzit e pastrehë.
Kupa e Botës 2026 do të ketë 48 ekipe dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Skocia do të përballet me Haitin më 14 qershor dhe Marokun më 19 qershor në Boston, ndërsa kundër Brazilit do të luajë më 24 qershor në Miami.
Kartëmonedha 20 paundëshe dhe roveshata e Scott McTominay
Komente




