Barazimi me ekipin e Rusisë nuk i ka lënë shije të hidhur teknikut Felike Skolari, i cili në një deklaratë pas ndeshjes për mediat është shprehur i kënaqur me progresin që është duke bërë Brazili në përgatitjet për Kupën e Botës që do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e tyre.

"Kemi edhe shumë punë për të bërë në pjesën e kohës që ka mbetur përpara zhvillimit të kampionatit botëror. Ekipi nuk është në maksimumin e tij, por jam i kënaqur, pasi ka bërë progres nga njëra ndeshje në tjetrën duke premtuar shumë.

Po i hedhim hapat një e nga një për të shkuar larg. Kohë në dispozicion kemi mjaftueshëm, kështu që po e përgatisim me kujdes të ardhmen.

Po provoj skema të ndryshe në ndeshjet miqësore për të parë edhe pozicionet në të cilat futbollistët japin maksimumin në fushë" përfundon Skolari.



d.b/shqiptarja.com