S'kontrolluan për kanabis/ Skrapari dhe Poliçani mbeten pa shefa policie, pezullohen nga detyra edhe 2 efektivë e 1 inspektor

Pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas burimeve, të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla, por në zona të ndryshme të thella malore. Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.

Këto shkarkime ishin të paralajmëruara pasi dje Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit. Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit.

Leshaj theksoi se ka pasur efektivë të implikuar, duke nënkuptuar se do të ketë masa.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 24/11/2020 14:17

    keta jane indiferentet dhe servilat ,dhe thone s'ka pere tu bere shqiperia plerat

    Përgjigju
  • Jack Daniels: 24/11/2020 12:13

    Ermal lulaj te fik llambat mes tirones e jo mo maleve te skraparit qe i shkerdhen nenen me parcela 20 mijeshe e lart!!!

    Përgjigju
  • Luani: 24/11/2020 12:12

    Bravooo ,mashtrim i jashtezakonshem .Ka rreth 2 muaj qe shefi i Skraparit Ermal Lulaj ish cerri i vllait te Fatmir Xhafes eshte larguar nga detyra me urdher te Ard Veliut jo te Sander mafishtes qe se pyet njeri as ne shtepine e vet.Ne fakt ai duhej futur ne burg po ka bere shuuume leke dhe i thane te beje ca pushime gjoja i pezulluar sa ti gjejne vend tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin