Skrapar/ Banorët në protestë, Caka-Klosit: Buxheti mbahet peng nga një individ me diplomë false

Banorët e Bashkisë së Skraparit se bashku me kryetarin e saj, Nesim Spahiu kanë dalë ditën e sotme në protestë në sheshin përpara Zyrës së Thesarit në këtë qytet. Ata protestojnë kundër bllokimit të buxhetit i cili vazhdon të mbajë peng institucionet kryesore të Skraparit, mes të cilave edhe kopshtet dhe shkollat.

Nga ana tjetër, ish-deputetja e LSI-së në këtë qark, Silva Caka ka akuzuar ministrin Blendi Klosi se në Qarkun e Beratit mbahet në punë si drejtues i zonave të mbrojtura në Skrapar një individ me diplomë të falsifikuar i cili po mban peng buxhetin.

Sipas kryetarit të Bashkisë Skrapar, buxheti u bllokua më 14 dhjetor gjatë një mbledhje në këshillin bashkiak Skrapar duke sjellë paralizim të funksionalizimit të administratës dhe institucioneve publike. 

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i grupit të këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Skraparit.

Sipas tyre buxheti u miratua me 10 vota nga 15 anëtarë që përbëjnë këshillin, por vendimet pasi u zbardhën nga Sekretaria e Këshillit, u firmosën nga Kryetari i Këshillit dhe nuk u vulosën nga Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga LSI.

Më herët Kryetari i Bashkisë i ka nisur letër ndërkombëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama ku i paraqet shqetësimin për bllokimin e buxhetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja