Mbyllja e shkollave në Skrapar, Kreu i Bashkisë letër ndërkombëtarëve: PS po bllokon qytetin

Mbyllja e shkollave në Skrapar, Kreu i Bashkisë letër ndërkombëtarëve: PS po bllokon qytetin

Kryetari i Bashkisë së Skraprarit, Nesim Spahiu i është drejtuar sot përfaqësive së ndërkombëtarëve në Shqipëri lidhur me situatën e bllokimit të buxhetit për Bashkinë Skrapar gjë që ka pezulluar dhe punën e institucioneve në këtë qytet.

Një javë më parë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, në një deklaratë për mediat njoftoi se institucionet e këtij qyteti do të mbyllen pasi nuk ka buxhet. Në daklaratën e tij ai theskoi se më 14 dhjetor gjatë një mbledhje në këshillin bashkiak Skrapar nuk u miratua buxheti dhe kjo solli paralizim të funksionalizimit të administratës dhe institucioneve publike. 

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i grupit të këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Skraparit.

Sipas tyre buxheti u miratua me 10 vota nga 15 anëtarë që përbëjnë këshillin, por vendimet pasi u zbardhën nga Sekretaria e Këshillit, u firmosën nga Kryetari i Këshillit dhe nuk u vulosën nga Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga LSI. 

Ndërkohë në letrën e tij Trupit Diplomatik dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prezencës së Bashkimit Evropian, OSBE si dhe gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Nesim Spahiu e quan situatën e krijuar një formë presioni të partisë në pushtet për votat e zgjedhjeve të ardhshme.

"Bashkia Skrapar edhe pse ka konsumuar të gjitha rrugët ligjore  për miratimin e buxhetit të vitit 2019, vendime të paligjshme të Këshillit të Bashkisë Skrapar, si dhe konfirmimet e  prefektit të Qarkut Berat, të mbështetur dhe nga Ministria e Financave, fatkeqësisht po ndikojnë drejtëpërsëdrejti në jetën 17.500 banorëve, të cilët kanë ngelur pa shërbimet bazë që u ofron Bashkia .

Kjo dhe për shkak të ndikimeve politike, që po i bëhen bashkisë, sepse ajo drejtohet nga një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këshilltarët socialistë krijuan një maxhorancë të manipuluar në këshillin bashkiak nëpërmjet presioneve dhe blerjes së anëtarëve  me vende pune. Me anë të këtij veprimi, kanë arritur të pengojnë veprimtarinë e Bashkisë Skrapar, nëpërmjet akteve të paligjshme, për mosmiratimin e buxhetit, situatë e krijuar është mbështetur nga Prefekti i Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa dhe nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark, Z. Adnor Shameti.  

Ky bllokim i veprimtarisë financiare, po çon Bashkinë Skrapar në një kolaps për ofrimin e shërbimeve .

Bashkia Skrapar, nga ky bllokim i veprimtarisë financiare , nuk kryen dot proçedurat e prokurimit  për blerje ushqimesh, blerje nafte etj.

Gjendur  në këto kushte , u bë e pamundur funksionimi i çerdhes, konviktit e nxënësve, Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, si dhe shumë shërbime të tjera të cilat po ndikojnë në komunitetin e kësaj bashkie.

Aktualisht, që prej fillimit të vitit, punonjësit e Bashkisë Skrapar, si dhe institucioneve vartëse të saj, nuk kanë marrë pagat", shkruan ndër të tjera Spahiu në letrën drejtuar përfaqësive të huaja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja