Skrapar, dispononin 65 kg kanabis,
në pranga dy shtetasit

Skrapar, dispononin 65 kg kanabis,<br />në pranga dy shtetasit<br>
SKRAPAR-Kapen në flagrancë 2 shtetasit që dispononin rreth 65 kg Kanabis.

Rreth 65 kg Cannabis Sativa është sekuestruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Droga u sekuestrua pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me të dhëna: Denis Jaho, 28 vjeç dhe Juxhino Jaho, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve të lartpërmendur në fshatin Vërzhezhë, Skrapar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 40 pako.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut