SKRAPAR - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e djeshme në fshatin Zhebe të qytetit të Skraparit. 44-vjeçari Izet Kadiasi nga Gramshi kishte shkuar në fshat për t’u sqaruar me bashkëfshatarin e tij P.D., 39 vjeç, banues në komunën Zhebe të qytetit të Skraparit në lidhje me pronësinë që ai kishte. Izet Kadiasi më përpara ka qenë banor i zonës dhe sipas tij ai pretendonte se ka sipërfaqe toke në këtë zonë.
Gjatë debatimit në tokën ku ai pretendonte që kishte, 44-vjeçari e ka goditur me sopatë 39-vjeçarin P.D, i cili kishte marrë plagë në kokë. Menjëherë 39-vjeçari është nisur drejt spitalit të Skraparit, ku siç dihet në këtë spital nuk mund të kryhen ndërhyrje kirurgjikale, sepse mungojnë specialistët. Ndaj ai është nisur drejt spitalit rajonal të Beratit.
Pasi mbërrin në spitalin rajonal të Beratit mjekët i japin ndihmën e parë mjekësore dhe e nisin në drejtim të Tiranës, sepse kishte marrë plagë të rënda në kokë. Menjëherë blutë e Skraparit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga 44-vjeçarin, Izet Kadiasi. Nga ana e policisë po punohet për shkaqet e zënies që çuan 44-vjeçarin të godasë me sopatë 39-vjeçarin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com