Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skrapar ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi sipas dyshimeve ka rënë nga shkëmbi.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Grepi i Sterrës”, në fshatin Kapinovë, Skrapar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktima është identifikuar shtetasi Hekuran Gega, banues në Poliçan.

Kanë qënë familjarët e viktimës Ato që kanë dalë në kërkim të 69-vjeçarit pas vonesës së gjatë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.