Skrapar, shteti e kapi në ‘faj’ se po rregullonte çatinë e shkollës, mësuesi flet për Shqiptarja.com: U preka shumë, ja e vërteta

Skrapar, shteti e kapi në ‘faj’ se po rregullonte çatinë e shkollës, mësuesi flet për Shqiptarja.com: U preka shumë, ja e vërteta

Donald Dervishi

SKRAPAR-Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, të njohur tashmë për ndërtimin e shkollës së re për nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal, pak ditë para fillimit të vitit shkollor vendosën që të bënin disa punime edhe në shkollën e fshatit Therepel, por Inspektorati Shëndetësor në Berat ndërhyri duke i kapur në ‘shkelje’. Pas statusit në Facebook, mësuesi Donald Dervishi sqaron në një prononcim për Shqiptarja.com se si qëndron e vërteta.

Ai thotë se Inspektorati Shëndetësor në letrën e dërguar bashkisë dhe zyrës Arsimore kërkonte që mësimi të zhvendosej në një tjetër shkollë me arsyetimin se po kryheshin punime. I habitur me situatën e krijuar nga Inspektorati Shëndetësor Berat, Dervishi shprehet se u shqetësua, pasi mësimi nuk u pengua, teksa rikonstruktohej çatia e shkollës, madje shton se punimet ishin mbyllur kur erdhi letra.

Mësuesi thotë se nuk i ‘kam ngritur luftë askujt. Thjeshtë kërkuam bashkëpunim për nxënësit. Nuk kam pasur asnjë lloj prapaskene’. Megjithatë në fund ai deklaron se pas komunikimit me Inspektoratin Shëndetësor gjithçka u sqarua. Gjatë verës mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho ndërtuan një shkollë të re për nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal në Skrapar.

Letra e Inspektoratit Shëndetësor

Intervista për Shqiptarja.com e Donald Dervishit
Ka qenë dita e dytë e shkollës, unë nuk isha aty, më ndodhi edhe një aksident, dhe isha me punët mira në Tiranë. Më telefoni dikush, më tha ku je? Kush jeni ju? Më tha lere kush jam unë, po ku je ti? E mbylla telefonin. Erdha ditën tjetër në shkollë, më thanë erdhën këta të Inspektoratit Shëndetësor. Kolegu më tha erdhën dhe panë te shkolla e fshatit Therepel. Ne na mbetën ca thasë me fino dhe i thamë bashkisë hajde të rregullojmë kulmet dhe ca gjëra, filluam me 13 deri në 17 shtator kur filloi shkolla. Këta erdhën dhe thanë si lejohen të bëhen punime?! Pas 3-4 ditësh, vjen në 23 letra te zyra Arsimore dhe më tha ca po bëhet te shkolla se më erdhi një letër nga Inspektoriati Shëndetësor. I thashë po bëhen ca punime, pasi gjendjen e ke parë si është, po bëhet çatia. Kam marrë letrën e dytë dhe e publikova. Isha shumë I prekur dhe shqetësuar.

Ju e kishit marrë dokumentacionin nga bashkia?
Nuk nevojitet, pasi bashkia i ka në menaxhim të gjitha shkollat.

Preteksi i Inspektoriatit Shëndetësor cili ishte?
Në një pjesë të shkollës bëhen punime në një pjesë vijon mësimi. Në fund kërkonin që të merrnin masa që mësimi të zhvillohej në një godinë tjetër deri në përfundimin e punimeve. Gjë koti, që u sqarua, pasi komunikova me Inspektoriatin Shëndetësor, më thanë se ishin gjëra procedurale. I sqarova këto gjëra, por unë isha në këtë mes, që mbeta I shqetësuar. Nuk është se është marrë ndonjë masë ndaj meje.

Sa kohë iu duhej për të përfunduar punimet?
Javën që kaloi u mbyllën punimet. Një javë gati.

Punën e keni përfunduar?
Ne e kishim mbyllur punën kur erdhi letra. Nuk i kam ngritur luftë askujt. Thjeshtë kërkuam bashkëpunim për nxënësit. Nuk kam pasur asnjë lloj prapaskene.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump