Cristiano Ronaldo raportohet se ka tërhequr interes nga liga amerikane e futbollit por interesi i tij përputhet më së shumti me atë që i ofron pagën më fitimrpruëse të mundshme. Skuadra arabe e Al-Nassr është e gatshme t'i paguajë sulmuesit portugez një total prej 400 milionë eurosh nëse ai bie dakord për një marrëveshje për të luajtur për klubin e Arabisë Saudite deri në vitin 2025.
Periudha e dytë e Ronaldos në Old Trafford pati një fund të ashpër në fillim të këtij muaji pasi United njoftoi përfundimin e kontratës së tij me pëlqim reciprok. Vendimi u mor pas intervistës së diskutueshme të pesë herë fituesit të Topit të Artë me Piers Morgan, gjatë së cilës ai akuzoi klubin se e tradhtoi atë dhe pranoi se nuk kishte respekt për trajnerin Erik ten Hag.
Sulmuesi veteran aktualisht luan për Portugalinë në Kupën e Botës 2022 dhe ende nuk ka firmosur për asnjë klub tjetër në Evropë pasi jo gjithkush mund t'i përmbushë kërkesat e majme financiare që do kërkonte kontrata e tij.