Skuadra e Juventus arrin
marrëveshjen për Matuidi

Skuadra e Juventus arrin<br />marrëveshjen për Matuidi
Juventus-Matuidi tashmë është vetëm çështje orësh. Mesfushori i Paris Saint Germain dëshiron me çdo kusht të zbarkojë në Torino dhe bardhezinjtë do të derdhin 30 milionë euro në arkën e parisienëve për të bërë goditjen e dytë të madhe në mesfushë pas afrimit të Miralem Pjanic.
 
“L’Equipe” shkruan se 4 milionë euro të tjera do të shkojnë për francezët në bazë të bonuseve. Tashmë mbetet vetëm për t’u arritur marrëveshja me lojtarin, pasi te Paris Saint Germain, Matuidi përfiton 9 mln Euro në sezon, një shumë e pakonceptueshme për kampionët e Italisë.

Gjithsesi, eliminimi i Romës nga Champions League do të rrisë me rreth 20 milionë euro të ardhurat e Juventusit që planifikon t’i ofrojë një kontratë të majme mesfushorit francez, i cili konsiderohet si pasardhësi ideal i Paul Pogba.

Një mesfushor gati për të hyrë në Vinovo, ndërsa një tjetër me valixhet gati për t’u larguar. Bëhet fjalë për brazilianin Hernanes i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Allegri dhe nënshkrimi i mundshëm me Matuidi do t’ia mbyllte përfundimisht derën.

Hernanes nuk është përfshirë në listën Champions pasi trajneri ka zgjedhur të riun Lemina dhe “Profeti” duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën pas një sezoni plot dritëhije në Torino.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron