Moska zyrtare ka reaguar reagoi ndaj vendimit të Wada-s për të skualifikuar Rusinë për katër vjet nga garat sportive, dhe ka akuzuar Perëndimin për "histerianti-ruse". 

Kreu i qeverisë ruse, Dmitri Medvedev, ka udhëzuar zëvendësen e tij, Olga Golodets, të kërkojë nga strukturat kompetente sportive të apelojnë kundër vendimit të Wada-s. 

Medvedev tha se "Tymnaja e përhapur nga Perëndimi politik dhe sportiv, tregon se histeria anti ruse nuk njeh kufi dhe është bërë kronike".

Sidoqoftë, Medvedev pranoi se "është e pamundur të mohosh" se ka pasur doping, por ata që kanë qenë të përfshirë, tashmë janë ndëshkuar.

Agjencia Botërore Anti-Doping ka vendosur përjashtimin e Rusisë nga Olimpiada e vitit 2020 dhe Botërori i vitit 2022.

Si pasojë e vendimit të marrë, Rusia nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios, Lojërat Dimërore të Pekinit 2022 dhe Botërorin e Katarit.

Megjithatë, ata sportistë rus që vërtetojnë se nuk janë prekur nga skandali i dopingut,  do lejohen të jenë pjesë e kompeticionit të Tokios, duke garuar me një flamur neutral.

Megjithatë, vendimi i Agjencisë Botërore Anti-Doping  duket se prek më shumë përfaqësuesen e futbollit, e cila në Botërorin e Rusisë arriti deri në fazën e Çerekfinales.

Vendimi për përjashtimin e Rusisë nga dy aktivitetet botërore u mor në Lozanë të Zvicrës dhe erdhi pasi agjencia shpalli Rusinë fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike në janar 2019.

Rusia ka afat që brenda 21 ditësh ta apelojë vendimin që do të thotë se përballja ligjore do të zgjasë edhe për disa muaj.