MEKSIKË - Skulptori britanik Jason DeCaires Taylor ka zbuluar koleksionin e tij më të fundit të artit nën ujë. 39-vjeçari i ka prezantuar punimet e tij të fundit në muzeun 'Subacuatico de Arte' afër brigjeve të Kankun në Meksikë, muze në të cilin ai është bashkëpronar.

Skulpturat e tij nënujore trajtojnë temën e shkatërrimit të habitatit ujor natyror. Një nga skulpturat e tij, e quajtur "S’ka Kthim Pas", është një grua e mbledhur kruspull e cila përfaqëson humbjen e bregut koralor të Karaibeve. Por, prej rrymave të forta në muzeun nënujor, u përdor një vinç për t’i vendosur me kujdes në fund të detit.

Deri më tani DeCaies Taylor ka ekspozuar 510 skulptura në këtë muze. Vetë muzeu ka qënë një sukses i madh pasi vizitohet nga rreth 250 mijë persona çdo vit. Plani i DeCaies Taylor është të shtojë edhe skulptura të tjera për të arritur në plot 8 mijë të tilla.