Skulptori Genc Mulliqi çel 
ekspozitën e dytë në pikturë

Skulptori Genc Mulliqi çel <br />ekspozitën e dytë në pikturë
TIRANE- Gjatë karrierës së tij, Genc Mulliqi, ka ekspozuar vazhdimisht në skulpturë. E megjithatë punon edhe në pikturë rregullisht, por nuk ekspozon shumë. Ekspozita “Terra Australis” e çelur në galerinë FAB në Tiranë është e dyta vetëm në pikturë që sjell artisti pas 14 vitesh distancë nga e para. Herën e parë ekspozoi tablo piktorike me tematikën e ngjyrës. Kjo ekspozitë e dytë që qëndron e hapur në Galerinë FAB në Tiranë është tërësisht ndryshe, disi e çuditshme, me ngjyra thellësisht të ndezura.

Për Mulliqin kjo ekspozitë është edhe një histori rikthimi në artin e të pikturuarit. Vet artisti në çelje të ekspozitës u shpreh se iu deshën plot 14 vjet që t’i rikthehej temës së ngjyrave për t’u prezantuar në këtë ekspozitë. Ai e quan gjithë këtë “tension të fortë” ngjyrash brenda një tabloje si “produkt të kujtesës dhe të shijes imazhore të mbetur nga një eksperiencë e veçantë kur ai ka vizituar Australinë. Sipas Mulliqit tablotë përcjellin atë intensitet të dritës që ka ndjerë e shijuar në ndikimin e klimës tropikale të kontinentit. “Në tablotë e kësaj ekspozite me piktura të Mulliqit, vizitorët mund të ndjejnë ose të prekin nga afër dhe shumë saktë mënyrën sesi përthyhen ngjyrat në një kontinent të nxehtë, siç është toka australiane”, shprehet një vizitor, i cili pohon se ka qene dikur edhe ai vetë në Australi.

Artisti nuk ka sjell imazhe konkrete nga toka australiane, sepse për të nuk është ky funksioni i artit që bën, por na fton të ndjejmë situatat ngjyrore, të cilat kohë më parë e kanë impresionuar atë dhe i kanë mbetur pareshtur në kujtesë. Fare mirë ai mund ta quaj ekspozitën “Terra Australis” edhe ekspozitë të kujtesës. Dritat dhe ngjyrat në tokën australiane rrëfehen në tablotë e reja piktorike të Mulliqit, ku shprehet dukshëm frymëzimi që ka marrë nga ai vend. Por artisti nuk shpreh vetëm përshtypjen e këtyre imazheve të dritës.

Zakonisht ai vet e sheh veprën e  artit në shumë dimensione dhe tek ai një dimension tjetër i pikturës duket se janë energjia dhe muzikaliteti i jetës. Mulliqi me “Terra Australis” ka përgatitur një ekspozitë për ngjyrat si koncept, të cilat i gjallëron me shijet dhe ndjesitë nga një këndvështrim tjetër, nga toka australiane të cilën ai e ka vizituar para një viti...  

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital