Skulptori Sadik Spahija nis
​aktivitetin e parë te “Turbina”

Skulptori Sadik Spahija nis<br />​aktivitetin e parë te “Turbina”<br /><br>
“Vox Machina”, një projekt i skulptorit të njohur Sadik Spahija do të çel siparin e aktiviteve në Qendrën e re Kulturore “Turbina”.

Ekspozita e Sadik Spahisë realizohet në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëvizjes e tingullit. Në projektin skulptural përsfhihet edhe kompozitori Hajk Zaharjan, i cili ka krijuar pjesë instrumentale në krijimin e tingujve organike që përkojnë me iluzionin vizual të instrumenteve muzikore monumentale, të krijuar nga reliket industriale.

E kuruar nga Edi Muka, kjo ekspo-instalacion sonor e shoqëruar me një performancë nga trupa e baletit, fokusohet në trashëgiminë materiale konkretisht të rrënojave dhe mbetjeve industriale të fabrikave të mbylluara të para vitit 1990.

Këto mbetje industriale konsiderohen nga artisti si produkt shoqëror me një kosto dhe që të vënë në një dilemë ndërmjet asgjësimit dhe transformimit.

Projekti është konceptuar si një bashkëveprim i shumë faktorëve njerëzor, ku integrohen jo vetëm eksperienca profesionale por dhe përvoja njerëzore të mbarura në këto mbetje industriale.

Projektit të Spahisë do t’i bashkohet edhe trupa e baletit e drejtuar nga Gjergj Prevazi. Kuratori Edi Muka shprehet rreth kësaj eskpozite se “Një numër makinerish industriale janë shkëputur nga konteksti dhe funksioni i tyre fillestar pranë fabrikave të ndërtuara ndër vitet e regjimit komunist në Shqipëri. Objektet kanë përftuar trajta animiste përmes ndërhyrjeve të artistit.

Ato nuk janë thjesht ready-made (objekte të gjetura) por objekte të shndërruara në mbartëse të një kumti në kohë. Të vendosura jashtë hapësirës së galerisë objektet përftojnë cilësi monumentesh, por ndërsa monumentet përgjithësisht ngjizen si përkujtimore të një ngjarjeje, epoke apo personi, objektet e paraqitura nga Spahija shkojnë përtej çastit te perkujtimit.”.

Sipas Mukës objektet “janë kthyer në qënie me gjymtyre të kalcifikuara e zë hungëritës, pra një “Vox Machina” që na zhvendos në kohë përmes ideologjive të vjetra e të reja, që kontrolluan dhe kontrollojnë destinin tonë nga e shkuara komuniste në të tashmen globale, të mjegullt e pa trajta.”, thotë kuratori.

Ndërsa Sadik Spahija shprehet se “Projekti është konceptuar si një ekspo-strukturash industriale, apo objektesh sa konkrete aq dhe të abstraguara që mbartin më vete procese të tjetërsimit. Ekspozita shtron pyetje mbi impaktin e industrializimit mbi qënien dhe emocionet tona, dhe mbi mënyrën se si ne e prezantojmë këtë në sjelljen ndaj produktit tonë. Projekti sculptural “Vox machine” me autor Sadik Spahiun, do të çelet më 1 nëntor në orën 18 :00.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari