Skupturat, tensione Greqi-Angli
Samaras:Fyerje e rëndë për grekët

Skupturat, tensione Greqi-Angli<br />Samaras:Fyerje e rëndë për grekët
“Vendimi i Muzeut Britanik për t’i “huazuar” një nga skulpturat e Partenonit një ekspozite në Shën Petërburg provokon popullin grek”, thekson kryeministri Antonis Samaras në një deklaratë, ku nën vizon gjithashtu se “dogma e fundit e derisotme britanike për ‘mos t’i lëvizur’ skulpturat e Partenonit, nuk vlen më.

Ashtu siç u rrëzua me funksionimin e muzeut të Akropolit edhe ‘argumenti’ tjetër i tyre, ai i mungesës së mjedisit që do të mund të ekspozoheshin”.  Të premten, Muzeu britanik njoftoi huazimin për muzeun Ermitazh të Shen Petërburgut, të njërës prej skulpturave të Partenonit.

Greqia prej kohësh i kërkon Anglisë t’i kthejë këto pjesë të historisë së saj antike, por kërkesa është refuzuar me argumentimin se punimet nuk mund të lëvizen pasi në të kundërt rrezikojnë të prishen.

Skulpturat janë pjesë e dekoreve të Panteonit dhe mendohet se janë punuar mes 447-432 para Erës Sonë. Pjesa më e madhe e tyre përfunduan në Britani nga diplomati Lord Elgin, i cili i mori nga Greqia në vitin 1819, kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Përpjekjet e Athinës për të rimarrë këtë pjesë të trashëgimisë së vet historike janë përforcuar ndjeshëm që pas 2009, vit kur përfundoi ndërtimi i muzeut të madh i projektuar për të strehuar të gjitha veprat e artit të lashë që i kanë mbijetuar kohës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot