Milan ka barazuar 2-2 në fushën e Salernitana-s, në javën e 26-të të Serisë A. Një hap fals për kuqezinjtë që kanë humbur një mundësi të mirë për të thelluar diferencat në krye të renditjes.
Dhe të mendosh se ka filluar gjithçka mirë për milanezët, të cilët kanë zhbllokuar takimin në minutën e 5-të me një gol të Messias.
Më pas, në minutën e 29-të, ka ardhur goli barazimit për vendasit. Bonazzoli ka shënuar roveshiatë pas një dalje të gabuar të Maignan.
Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, ka ardhur përmbysja e pabesueshme e Slaernitana-s e cila është fundit në renditje. Djuric ka “djegur” Tomori-n dhe ka realizuar golin e dytë.
13 minuta para fundit ka ardhur goli i Rebic që ka fiksuar shifrat në 2-2.