Përzgjedhësi i Kroacisë, Slaven Bilic është shprehur krenar për skuadrën e tij, pavarësisht humbjes nga skuadra kampione në fuqi e Evropës dhe botës, Spanja (0:1), e cila ia mohoi kualifikimin në çerekfinale të Evropianit 2012.
“Do t’i përgëzoja futbollistët për lojën e shfaqur. Nuk më pëlqejnë historitë për fituesit moral, por me të vërtetë kemi luajtur një ndeshje heroike. U angazhuam maksimalisht në fushë dhe patëm një mbrojtje të shkëlqyer. E dinim se do të kishim së paku një rast, edhe pse i patëm pesë apo gjashtë. Shansi i Rakitiçit ishte i shkëlqyeshëm. Po të kishim shënuar, tani do të ishim në çerekfinale”, ka thënë Biliç.
“Planin B e aktivizuam në 25 minutat e fundit të ndeshjes. I provuam të gjitha mënyrat. I bëmë presion spanjollëve dhe loja ishte më e hapur, por nuk e gjetëm golin. Do të kisha dëshirë ta shihja në xhirim të ngadalësuar atë ndërhyrje ndaj Manxhukicit. Sidoqoftë, ky është një ngushëllim i dobët. Ne kishim ardhur këtu për ta fituar Evropianin dhe këtë synim nuk e përmbushëm. Na mungoi pak fati. Me krenari mund të them se këtu nuk është fundi i kësaj gjenerate” tha Biliç.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com