Sllovakia: Do e njohim Kosovën pasi
të arrihet marrëveshja me Serbinë

Sllovakia: Do e njohim Kosovën pasi <br />të arrihet marrëveshja me Serbinë
Sllovakia do ta njohë Kosovën pasi mes Prishtinës dhe Beogradit të nënshkruhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ky qëndrim është shprehur nga ish-kryeministja sllovake Iveta Radiçova, e cila në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic, ka theksuar se me arritjen e negociatave, nuk ka më arsye që Sllovakia të mos njohë pavarësinë.

“Kur të normalizohen raportet, nuk ka arsye pse Sllovakia të mos e mbështet Serbinë dhe Kosovën si dy shtete të pavarura”, ka deklaruar Radiçova, shefe e qeverisë sllovake deri në vitin 2012.

Ish-kryeministra ka theksuar se shefi i tanishëm i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, ka bërë shumë për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën për të ecur përpara.

“Qëndrimi i Sllovakisë është që do të njohë Kosovën, kur Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje”, ka nënvizuar ish-kryeministrja sllovake, Iveta Radiçova.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset