Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Foto ilustruese

Sllovakët po votojnë këtë të shtunë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, duket se ka epërsi në garën për postin kryesisht ceremonial.

Një fitore e zotit Pellegrini, që aktualisht mban detyrën e kryetarit të Parlamentit, do të forconte më shumë pushtetin e kryeministrit Fico, duke u dhënë aleatëve të tij kontroll mbi postet kyçe.

Partia e kandidatit Pelegrini i është bashkuar koaliconit qeverisës, që menjëherë pas ardhjes në pushtet ndërpreu furnizimin me armë për Ukrainën.

Presidentja aktuale, Zuzana Čaputová, e cila nuk rikandidon, ka qenë një mbështetëse e fortë e fqinjit të saj në përballjen ndaj agresionit rus.

Në garë marrin pjesë 9 kandidatë. Nëse asnjë prej tyre nuk arrin të fitojë shumicën e votave, siç pritet, dy kandidatët me numrin më të lartë të votave do të përballen në balotazh më 6 prill./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja