Sllovakia, njohja pas paqes Kosovë-Serbi

Sllovakia, njohja pas paqes Kosovë-Serbi
Para se ta njohë pavarësinë, Sllovakia do që Kosova dhe Serbia të ndërtojnë marrëdhënie normale. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë analistja sllovake, Lucia Klapaçova.

Sipas saj, qëndrimi i Sllovakisë nuk është kundër Kosovës, por mënyrës se si ka ndodhur pavarësia. Duke folur për mosunitetin e BE-së, Klapaçova thotë se ky mekanizëm as që ka provuar të ketë pozicion të unifikuar për Kosovën.
Ajo ka shtuar se shumica e partive politike dhe e përfaqësuesve të Sllovakisë nuk e kanë problem që Kosova 
të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.
Analistja sllovake theksoi se ajo ka vizituar Kosovën shumë shpesh në gjashtë vjetët e fundit, dhe është shprehur e sigurt se Kosova është shtet. Sipas saj, çështje e vështirë e cila do zgjidhje është veriu. Natyrisht, Kosova duhet të punojë edhe në zhvillimin ekonomik, si dhe në çështje të tjera. Ajo është shprehur e bindur se Kosova do të mund t’i arrijë këto qëllime. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi