Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmave ushtarake në Kiev

Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmave ushtarake në Kiev

Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, ka njoftuar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke kufizuar ndihmën e Bratislavës për Kievin në “ndihma humanitare dhe civile”.

“Ne e konsiderojmë ndihmën për Ukrainën si ndihmë ekskluzivisht humanitare dhe civile, ne nuk do të furnizojmë më me armë Ukrainën", tha Robert Fico një ditë pasi u emërua kryeministër.

Partia e majtë, populiste Smer e Robert Fico fitoi zgjedhjet në shtator me premtimet për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të goditur imigracionin dhe për t’i dhënë Sllovakisë një politikë të jashtme “të pavarur”, raporton The Guardian.

Robert Fico drejton një koalicion qeveritar me tre parti që përfshin gjithashtu HLAS (Partia Social Demokratike) dhe SNS (Partia Kombëtare Sllovake) pro-ruse e ekstremit të djathtë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për surrogacinë, vendi s’është gati!

Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për surrogacinë, vendi s’është gati!