Slloveni/ Në Forumin e Bled-it diskutohet për sigurinë europiane dhe Ballkanin Perëndimor

Slloveni/ Në Forumin e Bled-it diskutohet për sigurinë europiane dhe Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha sot se “pa zgjerimin e Bashkimit Europian dhe pranimin e Serbisë si anëtare e plotë e bllokut evropian, nuk mund të përfundojë procesi i ndërtimit e sigurisë në Europë.

Ai i bëri këto komente si pjesëmarrës i një paneli të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Qendrore në kuadër të Forumit të Bledit që po mbahet në Slloveni.

Në panelin me temën "Europa pas Brexit-it dhe COVID-19", që filloi të hënën, Orban vlerësoi se "Europa është në telashe" sepse ajo duhet të rivendosë stabilitetin ekonomik për shkak të pandemisë.

Ideja e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor u përmend gjithashtu në fjalimin e kryeministrit të Çekisë, Andrej Babiç.

“Ne duhet që menjëherë të përfshijmë Bullgarinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Serbinë në zonën Shengen. Ne i premtuam mikut tonë Zoran Zaev (kryeministër i Maqedonisë së Veriut) se do të fillojmë negociatat e anëtarësimit. Ai dhe Boyko Borisov (kryeministri i Bullgarisë) mbrojnë kufijtë tanë shumë më mirë se disa kolegë të tjerë të Shengenit", tha ai.

Vuçiç: Gjithmonë është mirë t'i përkasësh klubit të BE-së

Në panel, foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha se Serbia është në rrugën evropiane, porse ajo është e vetëdijshme se nuk është tema kryesore në Bashkimin Evropian dhe se opinioni publik në Serbi nuk është "shumë entuziast" kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

"Serbia nuk është shumë entuziaste për këtë çështje. Rreth 40 për qind e njerëzve janë kundër politikës sonë për t'u anëtarësuar në BE, kryesisht sepse ata e shohin Bashkimin Evropian si një organizatë që ushtron presion mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Duke folur për anëtarësimin në BE, Vuçiç tha se është gjithmonë më mirë t'i përkasësh këtij klubi sesa të mos jesh anëtar.

Forumi i Bledit mbahet që prej15 vitesh dhe është një projekt i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë dhe organizata qeveritare Qendra për Perspektivën Europiane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Bazë edhe në vendin tonë, shqiptari u pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave