Sllovenia krah Shqipërisë! Ministrja e jashtme Fajon në Tiranë: Integrimi nevojë strategjike e BE-së, shpresoj të ndodhë në 2030

Sllovenia krah Shqipërisë! Ministrja e jashtme Fajon në Tiranë: Integrimi nevojë strategjike e BE-së, shpresoj të ndodhë në 2030

Sllovenia mbetet një përkrahëse e palëkundur e Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Qëndrimin e shtetit slloven e përforcoi sot edhe zv/kryeministrja njëkohësisht Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon sot në Tiranë

"Sllovenia është mbështetëse e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor e do të donte ta shikonte Shqipërinë si anëtare e BE-së. Sllovenia është përkrahëse e hapjes së negociatave dhe gjithmonë ka shprehur vlerësimin e saj në arritjen e të gjithë kritereve. Mesazhi im sot është që shpresoj që Shqipëria të ketë mundësinë për të hapur grupin eparë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që në shtator të ketë përgjigje positive për parafinancimin e të gjitha reformave që janë të nevojshme" theksoi ajo 

Ministri i Jashtëm nga ana e tij tha se Sllovenia do të mbetet një model 

Sllovenia ka qenë dhe mbetet një model për ne, jo vetëm si vendi në rajon që u integrua më shpejt nga të tjerët në Bashkimin Europian, por edhe për zhvillimet demokratike dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit të së drejtës. Gjatë takimit diskutuam për një sërë çështjesh të rëndësishme, dy dhe shumëpalëshe, por një vend të veçantë zuri rrugëtimi ynë drejt Europës së bashkuar. Përgjatë gjithë këtij harku kohor, Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave të domosdoshme.

Qeveria shqiptare ka punuar fort për zbatimin e reformave të kërkuara për anëtarësimin në BE, veçanërisht në fusha të tilla si reforma në Drejtësi, ku vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve dhe krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë, janë hapa pozitivë, ndërkohë që zbatimi i plotë dhe i qëndrueshëm është një faktor thelbësor. Lufta kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shënuar një përparim të dukshëm në këtë drejtim, ku nuk mungojnë rastet e profileve të lartë dhe të një sistemi drejtësie të pavarur dhe efikase.

Fajon e quan nevojë strategjike integrimin e Shqipërisë në BE dhe shpreson që kjo të ndodhë në 2030.

Sigurova zotin Hasani se Shqipëria do të jetë një mbështetëse e sigurtë e bindur për integrimin e Shqipërisë në BE. Është nevojë stretegjike për të pasur vendin tuaj në BE. Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për tju pritur maksimumi në 2030" tha Fajon,

Po apërkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian.

Fajon përcolli dhe lajmin se vitin që vjen, Sllovenia do të ketë konsullate në Durrës.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë