“Ne kemi një vit që po punojmë për një projekt që besoj do të na japë një dorë të madhe të gjithëve, bashkë me Ministrinë e Arsimit, drejtoritë e shkollave, mësuesit dhe prindërit. Ky është një projekt për sigurinë e lartë të shkollave përmes sistemit të kamerave inteligjente" thoshte kryeministri Edi Rama teksa prezantonte projektin Smart City më 5 dhjetor të vitit 2024.
Nga një projekt i prezantuar në nëntor të vitit 2024, tashmë kamerat inteligjente në shkolla, kanë nisur të shtrihen në institucionet arsimore.
Zbatimi i i projektit “Smart City Albania” nisi më 19 dhjetor 2025 dhe më 16 korrik 2026, u raportua se në fazën e parë sistemi ishte instaluar në 20 shkolla në Tiranë, me rreth 600 kamera.
Kryeministri Edi Rama më 31 Gusht 2026 në inspektimin e zhvilluar në gjimnazin “Partizani” ku kamerat e reja janë implementuar, tha se tanimë siguria është e garantuar, kurse prindërit mund të jenë në dijeni të çdo situate që përfshin fëmijët e tyre.
Report tv përmes një vëzhgimi në disa prej shkollave të kryeqytetit konstatoi se tashmë projekti “smart city” ka nisur implementimin në terren.
Por ndërsa projekti ka kaluar nga ideja në zbatim ngrihet nje pikëpyetje tjetër: Si është pritur vendosja e kamerave nga prindërit?
A e shohin ata këtë risi teknologjike si një mënyrë për rriten e sigurisë së fëmijëve të tyre, apo kanë shqetësime për privatësinë dhe mënyrën se si do të përdoren këto pamje?
"Por gjëja edhe më e keqe akoma janë kamerat, ato kamerat e inteligjencës artificiale.Neve nuk na kanë pyetur, as na kanë marrë mendim si prindër që fëmijët janë minorenë. Domethënë ka shumë probleme, por me këtë qeveri që kemi na takon kjo gjë" thotë një prind.
"Shumë mirë, që të mos ndodhi asnjë gjë. Patjetër që do ta rrisë sigurinë e fëmijëve se ajo prandaj bëhet" thotë një tjetër
"Shumë mirë kanë bërë" shton një tjetër prind.
Por siguria në shkolla nuk lidhet vetëm me atë që mund të shohë një kamer. Përtej monitorimit, mbetet një tjetër dilemë: Si e përjetojnë fëmijët faktin që do të jenë gjithë kohës nën monitorim.
“Që të mos bëjmë më gabime” thotë një fëmijë.
Kjo pasi sipas ekspertëve në momentin që fëmijët janë nën monitorim janë të prirur të ndryshojnë sjellje.
“Shiko është padiskutim një ngjarje e re kjo dhe doemos gjërat e reja gjithjmonë sjellin turbulenca, shqetësime, paqartësi e moskuptime. Është mnjë komportim i ri, një mënyrë e re e raporteve midis fëmijëve edhe teknologjisës. Në këtë kontëkst unë them që gradualisht, fëmijët e sotshëm janë më shumë se bijë të peindërve të tyre janë bijtë e epokës dhe jetojnë në epokën e teknologjisë. Kështuqë nuk besoj se do të ketë ndonjë kërrcitje të madhe adoptimi i tyre me teknologjinë.
Unë mendoj që shkolla është një institucion i disiplinës dhe në një farë mënyre vendosja e teknologjisë i shërben garantimit të fëmijëve, mbrojtjes së tyre, identitetit të tyre nga rreziqet që u kanosen. Më duket që qëllimi i teknologjisë dhe survejancës nuk është fjala për të zbuluar as intimitete as identitete as veçoritë e secilit individ apo të familjes së tyre. Ajo ka të bëjë me, është një komponent shtesë për garantimin e disiplinës së shkollës dhe për mbrojtjen e fëmijëve.
Sidomos nga faktorë të jashtëm si bullizmi, ngacmimet nga pedofilët etj etj. Kështu që unë mendoj që teknologjia nuk bën ndonjë dëm, përkundrazi garanton. Ne jetojmë në një epokë të re. Kjo është epoka e infosferës, njerëzit do të jetojnë sëbashku me teknologjinë" thotë sociologu Gëzim Tushi
Sipas sociologut kamerat ndikojnë edhe tek sjellja e mësesve.
“Unë mendoj që është një faktor pozitiv përsa i përket edhe raportit të mësuesit me profesionin e tyre. Ky panoktiponi që kontrollon edhe mësuesin do të thotë që do të ndikojë për mirë së pari në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, pra në rritjen e rendimentit të punës së mësuesit dhe sidomos në zbatimin e kodit etik të raporteve me nxënësin.
Tanimë çdo veprim i mësuesit qoftë i pakontrolluar ai padiskutim do të jetë vazhdimisht i identifikueshëm. Kjo do të bëjë që së pari të forcohet edhe disiplina e shkollës por edhe raportet midis mësuesëve edhe nxënësve" shpjegon ai.
Zv.ministrja e Brendshme Anisa Ruseti nga ana e saj sqaroi në Report TV se pamjet ruhen në serverin qendror të Policisë së Shtetit, ndërsa akses në sistem kanë vetëm personat e autorizuar dhe çdo hyrje është e gjurmueshme përmes një kodi individual.
" Të dhënat e sistemit aksesohen vetëm nga personat e autorizuar p-ër ta përdorur. Tek shkollat, këtë autorizim e kanë oficerët e sigurisë dhe drejtorët e shkollave. Në rastin e trafikut apo policëve, ccdo akses në Smart City është i gjurmueshëm përmes një kodi që nëse keqpërdoret nga dikush nga stafi do të duhet ti nënshtrohet të gjitha procedurave administrative dhe penale. Izraeli nuk hyn në asnjë vend. Pamjet e fëmijëve që monitorohen qëndrojnë brenda Shqipërisë. Duhet të ndajmë qartë se cili është operatori që po ndihmon në implementimin e projekjtit dhe përdoruesi i projektit është shteti shqiptar. Të dhënat ruhen vetëm në Policinë e Shtetit, në serverin qendror ku kanë akses vetëm punonjësit. I gjithë projekti kryehet me fibra optike, pa akses në internet që të minimizohet hakerimi apo humbja e të dhënave. Në këtë moment që po e testojmë jemi në përditësim të përditshëm për të siguruar qytetarët që të dhënat e tyre, janë të mbrojtura nga shteti shqiptar" tha Ruseti në Report TV
Të dhënat e fëmijëve të regjistruara nga kamerat inteligjente të “Smart City” në shkollat e Tiranës do të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe nuk do të aksesohen nga kompania që asiston në zbatimin e projektit. Zv.ministrja e Brendshme Anisa Ruseti sqaroi në Report TV se pamjet ruhen në serverin qendror të Policisë së Shtetit, ndërsa akses në sistem kanë vetëm personat e autorizuar dhe çdo hyrje është e gjurmueshme përmes një kodi individual.
Sipas Rusetit, sistemi është ndërtuar për të minimizuar edhe rrezikun e ndërhyrjeve nga jashtë, pasi funksionon përmes fibrave optike dhe pa akses në internet. Inteligjenca artificiale shërben vetëm për të sinjalizuar në kohë reale situata të mundshme rreziku, ndërsa vendimin nëse duhet ndërhyrë e merr oficeri i sigurisë. Në rast keqpërdorimi të aksesit në sistem, personi përgjegjës përballet me procedura administrative dhe penale.
"“Këto 20 shkolla që e kanë të integruar sistemin Smart City që prodhon alerte në bazë të inteligjencës artificiale do kenë një siguri publike të shtuar në të gjithë perimetrin e shkollës. Ka vetëm një javë që ka filluar implementimi. Testet e para u zhvilluan gjatë kësaj jave me algoritme që identifikonin sjellje të ndryshme.
Po e kalojmë me sukses fazën e testimit. Në të gjitha rastet, ky sistem i vjen në ndihmë burimeve njerëzore. Kamerat mbeten të njëjtat. Sistemi është ai që është inteligjent dhe shfrytëzon inteligjencën artificiale për të reaguar në kohë reale ndaj një situate të caktuar. Personi, oficeri i sigurisë është ai që bën vlerësimin, Adoleshentët kur takohen me njëri tjetrin kanë gjeste më të lëvizshme që në momentin e parë sistemi i sinjalizon si rrezik potencial për një konflikt.
Është oficeri i sigurisë ai që dedekton nëse ka situatë potenciale rreziku. Ky është një projekt i vendimarrjes së qeverisë shqiptare për të rritur sigurinë publike jo vetëm në shkolla por edhe monitorimin e trafikut veror, akustikën, kamerat e trupit që do vendosen në policinë e shtetit dhe shumë aspekte të tjera që lidhen me sigurinë publike. Projekte të tilla po zbatohen në shumë qytete si Londra.
Të dhënat e sistemit aksesohen vetëm nga personat e autorizuar p-ër ta përdorur. Tek shkollat, këtë autorizim e kanë oficerët e sigurisë dhe drejtorët e shkollave. Në rastin e trafikut apo policëve, ccdo akses në Smart City është i gjurmueshëm përmes një kodi që nëse keqpërdoret nga dikush nga stafi do të duhet ti nënshtrohet të gjitha procedurave administrative dhe penale. Izraeli nuk hyn në asnjë vend.
Pamjet e fëmijëve që monitorohen qëndrojnë brenda Shqipërisë. Duhet të ndajmë qartë se cili është operatori që po ndihmon në implementimin e projekjtit dhe përdoruesi i projektit është shteti shqiptar. Të dhënat ruhen vetëm në Policinë e Shtetit, në serverin qendror ku kanë akses vetëm punonjësit. I gjithë projekti kryehet me fibra optike, pa akses në internet që të minimizohet hakerimi apo humbja e të dhënave. Në këtë moment që po e testojmë jemi në përditësim të përditshëm për të siguruar qytetarët që të dhënat e tyre, janë të mbrojtura nga shteti shqiptar" tha Ruseti në Report TV






Komente
Komento