'S'më pëlqeu sjellja e arbitrit', trajneri i Chelsea-s me akuza pas eliminimit nga Real! Sonte dy supersfida të tjera në Champions

Pritej emocionuese, por rezultoi mbreslënëse sfida e kthimit në çerekfinalet e Champions League mes Real Madrid dhe kampionëve në fuqi të Chelsea-s. Anglezët me një ritëm të jashtëzakonshëm arritën në një moment të përmbysnin humbjen 1-3 në Londër, pasi po udhëhiqnin 0-3 në Madrid, por një gol i Rodrigos 10 minuta nga fundi dërgoi ndeshjen në shtesë. Pasi i shpëtuan turpërimit futbollistët e Realit gjetën forcën, duke realizuar me të përhershmin Benzema, i cili ktheu në festë gjithë Bernabeun. Në fund rezultoi kualifikimi i 31 në histori për Realin në fazën gjysmëfinale, ndërsa Benzema u bë futbollisti i parë francez që realizon 12 gola në një sezon të Champions League.

Në përfundim të 120 minutave pati trishtim te Chelsea, me trajnerin Tuchel, i cili u kap me arbitrin, duke qenë se ky i fundit pati një takim të çuditshëm me Ancelotti-n.

Gjithsesi surpriza e madhe erdhi nga Mynihu atje ku Bayern dështoi të përmbyste Villareal, që këtë sezon është cilësuar si ‘hirushja’ e Champions League. Gjermanët nuk shkuan më shumë se 1-1 në këtë sfidë, pasi golit të Leëandoëskit iu përgjigj Chukuëeze në minutën e 88. Për Villareal kjo është hera e dytë që shkon në gjysmëfinalet e Champions League, ndërsa vetëm një turn më parë eliminoi Juventusin.

Sonte ndërkohë Atletico Madrid do kërkojë mrekullinë kundër Manchester City-t, pasi anglezët fituan 1-0 sfidën e parë. Sakaq më e lehtë duket për Liverpool që pas fitores 1-3 në Portugali pret Benfica-n në Anfield. Fituesi i kësaj sfide në gjysfinale përballet me Villareal, ndërsa Reali me fituesin e çiftit City-Atletico.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës