Smogu në Europë dhe Ballkan ndez protestat në rrugë, kërkohet ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të makinave (VIDEO)

Qytetet në të gjithë Europën Jugore dhe në Ballkan janë duke provuar nivele të larta të smogut të shkaktuar nga një periudhë e zgjatur e motit të thatë me diell dhe erëra të lehta.

Miliona udhëtarët në Paris dhe pjesë të tjera të Francës morën transport publik falas këtë fundjavë, si pjesë e planeve për të zvogëluar atë që thotë Agjencia Europiane e Mjedisit që është ndotja më e lartë e ajrit që nga viti 2007.

Në qytetet kryesore italiane, përfshirë kryeqytetin Romë është aplikuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me naftë në përpjekje për të ulur ndotjen. Më tej në veri, ku ndotja e ajrit është zakonisht më e lartë, Milano, Torino dhe Bolonja janë ndër qytetet e tjera që kanë ndërmarrë veprime të ngjashme me Romën.

Smogu ka veshur gjithashtu edhe shumë nga monumentet e famshme të Firences, Romës dhe Pizës.

Mijëra njerëz protestuan në Madrid të shtunën kundër ndotjes dhe politikave të gabuara mjedisore teksa Spanja është paralajmëruar nga Komisioni Europian në lidhje me standardet e cilësisë së ajrit në qytetet e saj të mëdha si Madridi dhe Barcelona.

Në Bosnje-Hercegovinë, në qytetin verior të Tuzla protestuesit kanë dalë në rrugë në maska ​​gazi për të kërkuar veprime urgjente për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Në kryeqytetin Sarajevës, zyrtarët e qeverisë kanë mbajtur takime urgjente për të diskutuar masat për të frenuar ndotjen.

Në fillim javë prej alarmit u vendos ndalim një ditorë i qarkullimit të automjeteve. Banorët vendas u këshilluan të shkojnë drejt maleve në fundjavë, ku ajri është më i pastër, me bileta pa pagesët për teleferikët, të vëna në dispozicion nga qeveria.

Sarajeva është ndër qytetet me nivelet më të larta të ndotjes së ajrit, së bashku me kryeqytetet e fqinjëve Serbi, Kosovë dhe Maqedoni.

Në Serbi, qeveria ka paralajmëruar banorët të shmangin aktivitetin fizik - veçanërisht ata me kushte të cënuara shëndetësore si astma. Kryeministrja Ana Brnabic fajësoi për situatën ngrohjen e shtëpive me dru dhe qymyrë dhe makinat e vjetra me naftë kurse si masë që do të ndërmarrë qeveria, një program afatgjatë të mbjelljes së pemëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive