Smogu rrit rrezikun nga autizmi

Smogu rrit rrezikun nga autizmi
Një studim i fundit tregon një lidhje midis ekspozimit ekspozimit neonatal ndaj ndotjes dhe çrregullimeve autike.Në fëmijët me këtë sëmundje është vënë re se ata akën mundësi 2-3 herë më shumë, të cilët kanë qenë të ekspozuar nga shkarkimi i grazrave nëpërmejt tubave, smogut dhe substancave t tjera ndotëse të ajrit gjatë ditëve të para të jetës, krahasuar me të tjerët. Këto janë rezultatet e një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore dhe publikuar në Arkivat e Psikiatrisë së Përgjithshme.

Studimi
Shkencëtarët analizuan 500 fëmijë që banojnë në shtetin e Kalifornisë: gati gjysma ishin të prekur nga autizmi. Nënat e fëmijëve dhanë adresën ku ata jetonin gjatë shtatzënisë dhe në vitin e parë të jetës së fëmijës. Studiuesit mblodhën këto të dhëna - së bashku me vëllimin e trafikut, emisionet e automjeteve, modelet e motit dhe vlerësimet lokale të ndotësve të substancave të tilla si oksidet, grimcat e pluhrit, azotit e përzierjeve të tyre dhe ozonit - për vlerësimin e ekspozimit të bebeve ndaj ndotjes.Në bazë të rezultateve, fëmijët e ekspozuar ndaj një numri më të madh të ndotësve, kishin një probalitet më të madh për të qenë autikë se sa ata që ishin më pak të ekspozuar ndaj përqëndrimeve më të ulëta të substancave toksike.Ky përfundim, megjithatë, nuk ka provuar përfundimisht se ndotja është fillesa apo rrënja e autizmit. Koncepti i artikuluar nga Heather Volk, autori kryesor i studimit:

 "Ne nuk jemi duke thënë se ndotja e ajrit shkakton autizmin, por që mund të jetë një faktor rreziku. Bëhet fjalë për një çrregullim kompleks dhe ka të ngjarë që shumë faktorë kontribuojnë në zhvillimin e tij.. ".Në veçanti, sipas ekspertit, dallimet gjenetike mund të bëjnë disa fëmijë më të ndjeshëm se të tjerët në lidhje me çdo dëm të shkaktuar nga stimuj mjedisorë të tilla siç janë edhe ndotësit atmosferikë. Megjithatë, ndryshimet e ndotjes së ajrit nuk e shpjegojnë rritjen dhe përhapjen e sëmundjes që ka ndodhur gjatë tridhjetë viteve të fundit.

Shkrimi u publikua në suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com, datë 29 nëntor

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga