Sms e Vetëvendosjes bllokojnë telefonat e qeveritarëve

Sms e Vetëvendosjes bllokojnë telefonat e qeveritarëve
Mijëra sms janë dërguar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje drejt Kryeministrit dhe tre ministrave, Beqaj, Kusari-Lila dhe Hamza, duke filluar nga ora 4 e po vazhdon edhe më tutje.

SMS-ët që kanë përmbajtjen e njëjtë thuhet se do të kundërshtohet privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Korporata Energjetike r Kosovës dhe Trepça dhe se do të ndalohet me çdo kusht ky privatizim këtë herë edhe nga familjarët e tyre.

Vetëvendosje ka përdorur edhe email ku Kryeminstrit Hashim Thaçi, Ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministres e se ministrise se tregtise dhe industrisë, Mimoza Kusari dhe ministrit të financave,Bedri Hamza u është derguar ky tekst në adresat zyrtare.

“z. Ministër,

Unë që po të shkruaj, jam një nga qytetarët e thjeshtë të Kosovës i brengosur me rrugën që po merr vendi im. Po marr shkas të ju shkruaj nga lajmet e përditshme mbi gjendjen e rëndë ekonomike, varfërinë, që po përhapet pa ndalur duke zhytur në skamje një numër gjithnjë e më të madh të familjeve kosovare.

Kjo gjendje e rënduar për qytetarët duket se nuk do të ketë të ndalur, të paktën jo nëse nisemi nga politikat tuaja ekonomike. E kam fjalën për procesin e privatizimit të Trepçës, KEK-ut dhe Telekomit të Kosovës , të gjitha këto simbole dhe krenari për Kosovën. Të gjithë ne, shpresat për një jetë më të mirë i kemi pasur tek potenciali zhvillimor i këtyre gjigantëve ekonomik.

Këto ndërmarrje nuk janë pronë e juaja z. Ministër. Trepça, KEK-u dhe Telekomi i Kosovës, janë ndërtuar me punën tonë të palodhshme. Prandaj, për fatin e këtyre ndërmarrjeve duhet të vendosim ne, qytetarët e Kosovës. Ju që po merrni vendime të tilla, ka kohë që jeni të shkëputur nga realiteti që e jetojnë qytetarët dhe nuk do t’i vuani pasojat e këtyre privatizimeve.

z. Ministër, nëse politikat tuaja të drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do të jemi të detyruar të dalim në rrugë për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe këtë proces. Ne, do ta kundërshtojmë në çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Me respekt!”

Ndërkaq, SMS që kanë pranuar qeveritarët ishte:

“Z. Kryeministër, nëse politikat tuaja te drejtuara kundër mirëqenies sonë do ta vazhdojnë rrugën e tyre pa u ndalur, unë dhe familja ime do te jemi te detyruar te dalim ne rruge për t’ju ndalur me çdo kusht juve dhe ketë proces. Ne, do ta kundërshtojmë ne çdo formë privatizimin e Trepçës, KEK-ut dhe PTK-së”.

Aksioni planifikohet që të zgjatë gjatë gjithë ditës së dielë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi