“Hajde, dua të të takoj”! Është ky mesazhi që ka futur në kurth Ismail Lulin, 17-vjeçarin shqiptar i cili u vra brutalisht më 21 korrik në Itali nga miku i tij gjithashtu shqiptar, Igli Meta. Mesazhi është dërguar nga numri i Ambrës, të fejuarës maqedonase të Metës, por nuk dihet nëse ka qenë ajo që e ka shkruar apo vetë i dashuri i saj.
Teksti i mesazhit telefonik që çoi Ismail Lulin të takonte vrasësin e tij nuk është dërguar nga telefoni i ekzekutorit të dyshuar Igli Meta, por nga numri i 19-vjeçares nga Maqedonia Ambera Saliji, Ambra siç e thërrisnin të gjithë në Itali.
Ende nuk është e qartë nëse mesazhin: Hajde, dua të të takoj! e ka shkruar e fejuara e Iglit nën presionin e tij, ose nëse ka qenë vetë shqiptari që e ka bërë. Me të lexuar mesazhin Ismaili nuk e ka menduar dy herë. Ka lënë në mes lojën elektronike të preferuar dhe është larguar nga shtëpia. Për herë të fundit. Në stacionin e autobusit, ku ishte lënë takimi nuk kishte asnjë gjurmë të Ambrës. Aty Ismaili ka takuar Iglin dhe shokun e tij Marjo Mema, i cili dyshohet si bashkepunetor ne krim. Menjëherë pas këtij takimi ai do të vritej pergjate nje lumi ne fshatin San Martino ku u gjet me fytin e prere me thike.
Vajza, e cila është përfshirë nga polemikat ditët e fundit pasi tha se do ta donte përjteë të dashurin e saj pavarësisht asaj çfarë kishte ndodhur, nuk është në hetim. “Nuk mendoja se Igli dëshironte ta vriste”, është shprehur ajo para hetuesve.
Familja e Marjo Memës lë Italinë? - Ndërkohë 19-vjecari dhe familja e tij nuk jetojnë më në Lunano, fshati 10 kilometra larg skenës së krimit. Turpi nga kjo ngjarje, arsye për të cilën daja i Marjo Memës vrau veten pak ditë më parë në Shqipëri, bëri që babai i Marjos të marrë valixhet. Ndoshta janë nisur thjesht për pushime më herët seç kishin parashikuar, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë lënë vendin.
Motivi i tradhtisë - Duket se motivi i vrasjes, tradhtia e pretenduar, nuk ishte thjesht rezultat i imagjinatës së Igli Metës. Në fakt Ambra dhe Ismaili kishin dalë vazhdimisht bashkë. Dhe do të ishte pikërisht e reja nga Maqedonia që do t’i rrëfente të fejuarit të saj, duke i “ngjallur” zemërimin që e çoi deri në vrasje.
Asnjë bashkëpunëtor? - Karabinierët vazhdojnë të dëgjojnë dëshmitarë, veçanërisht familjarë të cilët kanë takuar dy djemtë menjëherë pas krimit. Policia ka konsideruar të rëndësishme reagimet e Marjo Memës pasi motra i ka thënë se ka parë në televizor që Ismaili ishte vrarë. Të gjitha rrëfimet e marra mund të hedhin dritë nëse Marjo Mema ka pasur dijeni për masakrën që ka bërë Igli Meta kur ka qenë vetëm me Ismailin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Ambrës: Ismail dua të të takoj">