TIRANË - Edhe pse e ka kuptuar se po përgjohej nga biznesmeni, të cilit i kërkonte 17 milionl lekë, Niko Smaqi, sërisht nuk është tërhequr nga këmbëngulja për të përdorur gruan e tij Elinela, me qëllim marrjen e shumës së parave.

Plot 11 ditë pasi kishte kuptuar se kishte rënë në kurth nga biznesmeni, dhe i kishte dërguar këtij të fundit pak orë pas takimit të 4 shtatorit 2014 një mesash me tekst: ”Je bo shum i zgjut me pergjus i hike ati qa i ke bo vetes“, në 15 shtator midis gruas së Niko Smaqit, Elinelës dhe të dëmtuarit me pëlqimin e këtij të fundit, është përgjuar takimi i zhvilluar midis tyre në një lokal dhe nga përmbajtja e bisedës konformohen deklarimet e të dëmtuarit, të cilat lidhen me provokimin e shtetases nën hetim e pastaj marrjen e parave për këtë shkak.

Menjëherë pas këtyre përgjimeve është kryer arrestimi i shtetases Elinela Smaqi, ndërkohë që komunikimi i arrestit të Niko Smaqit është kryer në ambjentet e brendshme të burgut të Vaqarit, ku Smaqi vuan dënimin me 4 vjet burg për akuzën e „Vjedhjes me dhunë“. Gjatë ditës së djeshme gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë „arrest në burg“, për çiftin e bashkëshortëve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ata i kanë marrë një sasi prej 87 milion lekë të vjetra një biznesmeni nën kërcënim dhe shtanzhin për disa foto, që tregonin marëdhënien e biznesmenin me shtetasen Elinela Smaqi.

Hetimi ka treguar se kjo histori ka filluar në vitin 2010, ndërkohë që nga viti 2012 deri në muajin maj të vitit 2014, i dëmtuari shprehet se nuk ka pasur më kontakte me shtetasin nën hetim Niko Smaqi apo me gruan e tij, si dhe nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së tyre. Mirëpo nga fundi i muajit Maj të këtij viti 2014, shtetasi nën hetim Niko Smaqi takon të dëmtuarin dhe i kërkon t`i marrë sërisht nëpërmjet kërcënimit dhe shantazhit edhe një sasi tjetër prej 17 milion lekësh të vjetra.

Këtë sasi parash, shtetasi nën hetim Niko Smaqi ja ka kërkuar të ndara në dy këste, ku njërin këst prej 2 milion lekë të vjetra duhet t`ja dërgonte më datë 05.06.2014 tek shtëpia e një shtetaseje me emrin “M.....” me vendndodhje në rrugën „Don Bosko”, Tiranë të prezantuar si vjehrrën e tij, ndersa këstin e dytë me vlerë prej 15 milion lekë të vjetra duhet ta dorëzonte deri në datë 15 shtator të vitit 2014. I dëmtuari ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrrës së shtetasit nën hetim Niko dhe ka takuar aty vjehrrin e tij dhe bisedën e zhvilluar me të e kemi regjistruar, pasi është autorizuar përgjimi i saj. Edhe nga ky bashkëbisedim, vjehrri i shtetasit nën hetim kërkon nga i dëmtuari t`i sjellë paratë sipas bisedës së bërë me Nikon, por nuk i tregon se ai është i burgosur.

PDF  -  Argumentet e prokurorise për "arrestin me burg" ndaj çiftit te bashkeshorteve

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)