SMS me kriminelët në ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’, sot afati i fundit i vetëdeklarimit të policëve! Çfarë hapash ndjek AMP në vijim? Report Tv zbardh verifikimin hap pas hapi

Mesnatën e 5 janarit përfundon afati 1 mujor për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit lidhur me përdorimin ose jo të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Këto rrjete komunikimi u shfrytëzuan nga grupet kriminale për të komunikuar për planifikim vrasjesh, trafik droge dhe jo vetëm, ndërsa në Shqipëri dhe vende të tjera disa zyrtarë e punonjës policie janë arrestuar nga zbardhja e mesazheve me grupet kriminale.

Burime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që është ngarkuar të verifikojë të gjithë formularët, thanë se ende nuk janë administruar të plota të gjitha të dhënat pasi është pritur ora e fundit për t’u dhënë mundësinë të gjithëve ta dorëzojnë formularin.

Por, cila do të jetë lëvizja e radhës nga AMP pas mbylljes së procesit?
Të gjithë formularët, një e nga një, do t’i nënshtrohen një verifikimi paraprak, për të parë përgjigjet e shënuara nga efektivët në lidhje me pyetjet që u janë bërë. Nëse ndonjë prej punonjësve të 3 strukturave të sigurisë, me vullnet ka pranuar se ka përdorur ilegalisht njërin prej aplikacioneve apo të dy, përjashtimi do të jetë i menjëhershëm.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për ata që nuk e kanë plotësuar formularin. Në vijim, një verifikim i dytë do të bëhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, kësaj here për punonjës që ka indicie se e kanë plotësuar formularin në mënyrë të rreme. Pritet kryqëzim i informacioneve që sigurohen nga ana e AMP me prova konkrete të përdorimit të aplikacioneve.

Në këtë pikë, pritet të kërkohet ndihmë edhe nga agjenci të tjera të hetimit dhe sigurisë, prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, SPAK dhe Shërbimi Informativ i Shtetit, për të garantuar prova. Nëse vërtetohet përdorimi i aplikacioneve “SkyECC” apo “EncroChat” përjashtimi është i menjëhershëm i shoqëruar me nisjen e hetimit për deklarim të rremë të të dhënave të formular.

Për këtë kategori efektivësh do të ketë hetim të thelluar mbi përdorimin e aplikacionit dhe përfshirjen në aktivitet kriminal.

Autoritetet shqiptare kanë marrë nga Europol, policia franceze e holandeze, një listë të efektivëve që kanë përdorur platformat e koduara. Zbardhja e këtyre mesazheve ka çuar në pranga ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, efektivin Ardit Hasanbegaj, ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni.     

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2024 01:13

    Nuk mund t'i pushoni thjesht pse kane perdorur keto aplikacione,nuk eshte e thene qe edhe kur i kane perdorur te kene folur patjeter me kriminele,gjithashtu frika nga pushimi mund t'i coje te genjejne ne formular e te thone nuk i kemi perdorur edhe kur i kane perdorur e s'kane folur me kriminele.Ideatoret e ketyre masave te keqmenduara duhet te pergatiten per kundragjyqe qe nga rivendosja ne pune e deri tek demshperblimet e majme dhe per ceshtje te hapura qe nga gjyqet e shkalles me te ulet deri tek ato evropiane.

    Përgjigju
  • Turi Durres: 05/01/2024 20:29

    Po pse benii show kot se ju e dini qe keta telefona kne perdorur shumica e drejtuesve te larte si shefa krimesh, shefa komisariatesh, nendrejtora, drejtora qarqesh e drejtora ne qender me nje fjale ata qe kane pasur pozicione drejtuese e komanduese se policet e oficeret e thjeshte skane as kane pasur gje ne dore qe te japin urdhera apo te tolerojne ndonje trafikant. Merruni me drejtuesit se peshku nga koka qelbet mos beni show kot.

    Përgjigju
  • Populli: 05/01/2024 17:56

    Lerini showrat se po te kishit indicje per punonjes konkret do ti kishit perjashtu direkt.Kush eshte ai budalla qe pranon se ka fol.Ik punini te kapni ndnj kriminel dhe lerini keto perralla njesoj sic bete me testin e droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi