Mund të quhet qitësi më i mirë në botë mbi të cilin është realizuar edhe një film “Snajperisti amerikan”.

Chris Kyle është snajperisti më vdekjeprurës në historinë e ushtrisë së SHBA-së pasi nga viti 2003 deri më 2008 ai ka luftuar në irak dhe ka vrarë 255 muxhahedinë me snajperin e tij.

Në një intervistër për “Fox News” babai i tij Kayne Kyle shprehet krenar për djalin e tij.

Numri i jetëve që djali im ka shpëtuar është më i madh se i atyre që ka vrarë”- tha babai i snajperistit Chris Kyle që ka nderuar jetë në vitin 2013 në shtetin federal të Texasit.

Më kanë parë në sy dhe më kanë thënë që do e respektojnë kujtimin e djalit tim. Kjo për mua ka qenë e mjaftueshme. Zotëri Eastwood dhe zotëri Cooper janë persona të cilëve unë iu besoj. Kanë qenë të hapur dhe nuk kanë dashur të fshehin ndonjë gjë”, ka thënë 65 vjeçari, Wayne Kyle.

Filmi ‘Snajperisti amerikan’ është nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, ndërsa Kayne Kyle shprehet shumë krenar për djalin dhe për filmin të cilin e ka parë dhe i ka pëlqyer shumë.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)