S'ndalet Erdogan: Do vazhdojmë luftën deri në eliminimin e terroristit të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përgjegjësit e sulmit të fundit kimik në Duma do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë
Presidenti turk, Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përgjegjësit e sulmit të fundit kimik në Duma do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
"E dënoj këtë masakër në Gutën Lindore dhe Duma. Kushdo që e ka bërë, autorët e kësaj masakre do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë për këtë", tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.
Presidenti turk tha se është duke i vazhduar kontaktet në lidhje me këtë zhvillim, duke rikujtuar një bisedë të djeshme telefonike me homologun rus Vladimir Putin.
Forcat e regjimit të Bashar Asadit goditën disa objektiva në qarkun Duma të Damaskut të shtunën në mesnatë, duke përdorur një gaz helmues, i cili sipas mbrojtjes civile la të paktën 78 civilë të vdekur.
Erdoğan tha se gjithsej 4.071 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist "Dega e Ullirit" në Afrin të Sirisë.
"Lufta jonë (kundër terrorizmit) do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit," shtoi Erdoğan.
"Ne e dimë shumë mirë se kujt do t'ia kthejmë Afrinin". Presidenti Erdoğan ka komentuar edhe rreth deklaratës së ministrit të jashtëm rus Lavrov: Kjo qasje është e gabuar. Ne e dimë shumë mirë se kujt do t'ia kthejmë Afrinin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor 2024, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor 2024, 17:33
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor 2024, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor 2024, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor 2024, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor 2024, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor 2024, 18:25
-
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri
24 Shtator 2024, 21:37
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator 2024, 16:09
-
Lufta në Ukrainë/ Erdogan: Krimea duhet t'u kthehet ukrainasve! Media: SHBA gati të heqë kufizimet për përdorimin e raketave në Rusi
11 Shtator 2024, 18:42
-
Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë
9 Gusht 2024, 13:56