Wesley Sneijder ndjen se Spanja dhe Holanda do të jenë favoritët kryesorë në Euro 2012 dhe pret që kampioni aktual evropian dhe kombëtarja e tij do të takohen në finale gjatë kësaj vere. "Furia e Kuqe" mposhti Holandën në finale të Kampionatit Botëror 1:0 në lojën shtesë dhe Sneijder ndjen se Spanjën është shumë e vështirë për ta mposhtur, pasi ka ekipin më të mirë në këtë Evropian.
“Nuk ka shumë ndryshime në skuadrën e Spanjës. Të gjithë lojtarët janë 25 ose 26 vjeçarë. Unë mendoj se ata e kanë ekipin më të mirë dhe do të arrijnë në finale, ku do të jemi edhe ne”, tha Sneijder për NUsport.
Ylli i Interit ka kujtuar ndeshjen e fundit të Holandës kundër ekipit të Del Bosques dhe theksoi se Holanda gjithnjë ndeshjet i merr pozitivisht. “Ne gjithmonë dëshirojmë që të sulmojmë edhe kundër Spanjës. Kam pasur qëndrim të njëjtë edhe para finales së Botërorit 2010. Megjithatë, nganjëherë duhet që të përshtateni gjatë lojës”, tha në fund Sneijder.
Holanda gjendet në grupin B së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën, ndërsa Spanja në grupin C me Kroacinë, Italinë dhe Republikën e Irlandës.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com